Presidenti amerikan, Donald Trump beson se Britania mund të ketë një marrëveshje thelbësore tregtie me SHBA-në pasi të dalë nga BE.
Trump foli ndërsa ai dhe Kryeministrja Theresa May mbajtën një takim me liderët e biznesit, në ditën e dytë të vizitës së tij në Britaninë e Madhe.
“Ne do të punojmë shumë por mendoj se duhet të kemi një marrëveshje tregtare shumë të rëndësishme, që do të jetë një marrëveshje e drejtë dhe mendoj se është diçka që ju dhe ne e duam”, tha Donald Trump.
Vizita e Trump në Mbretërinë e Bashkuar, është pritur me protesta në shumë qytete të vendit ndërkohë që edhe pjesa e mbetur e qëndrimit të tij do të shoqërohet nga manifestime.
Të hënën në mbrëmje, Trump ishte i ftuari i Mbretëreshës Elisabetë, në një darkë shtetërore në Pallatin Bukingham, ku lavdëroi, siç tha, miqësinë e përjetshme midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.