Presidenti i SHBA-se ka thënë se nuk do e hetojë presidentin kinez, Xi Jinping, duke thënë se dëshiron të mbajë raporte të shkëlqyera me Kinën, raporton Daily Mail.
Me afërsisht 82,000 raste dhe 3,300 vdekje nga shpërthimi në nëntor, Kina ka raportuar nivele më të ulëta të të infektuarve dhe të vdekshmërisë sesa SHBA, ku zero pacienti u identifikua në janar.
Trump ka paralajmëruar gjendja në Shtetet e Bashkuara vetëm se do përkeqësohet gjatë dy javëve të ardhshme, pasi ekspertët kanë vlerësuar se numri i vdekjeve në vend mund të shkojë deri në 240,000.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) u kërkon vendeve anëtare të raportojnë rastet që testojnë pozitive në laboratorë edhe nëse transmetuesi është asimptomatik.
Por, mediet e huaja kanë raportuar se Wuhani ndaloi raportimin e rasteve asimptomatike.
Raportet e Bloomberg dhezyrtarët e inteligjencës amerikane kanë pretenduar se Pekini ka zvogëluar numrat e të prekurve e të vdekurve nga COVID-19.