Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka ofruar që ta ndihmojë gjigantin e teknologjisë në Kinë, duke thënë se kompania po detyrohet që të dalë nga biznesi për shkak të dënimeve të ShBA-së mbi shkeljet e sanksioneve ndaj Iranit.
Trump tha më 14 maj se ai dhe presidenti kinez, Xi Jingping po “punojnë së bashku” për t’i ofruar kompanisë së telekomit ZTE “një mënyrë që rikthehet në biznes shpejt”, duke thënë se shumë vende pune në Kinë ishin në rrezik, pasi Qeveria amerikane ndërpreu qasjen ndaj furizuesve të tij amerikanë.
“ZTE, kompania më e madhe kineze e telefonëve, një përqindje të madhe të pajisjeve i blenë nga kompanitë amerikane. Shumë vende pune janë humbur në Kinë. Departamenti i Thesarit është udhëzuar që të veprojë kështu”, tha Trump në një postim në Twitter.
Komentet e Trumpit për kompaninë ZTE vijnë në kohën kur ShBA po vendos sanksione të ngjajshme ndaj firmave tjera të mëdha, siç është kompania Rusal në Rusi, që është prodhuesi i dytë i aluminit dhe i cili po përpiqet që të mbijetojë pas sanksioneve amerikane.
Pas tërheqjes nga marrëveshja bërthamore me Iranin, sanksionet amerikane kanë gjasa që të godiasin edhe kompanitë e mëdha aziatike dhe evropiane si Airbus, Renault, Total dhe Siemans, nëse këto kompani vazhdojnë të bëjnë biznes me Iranin.