Trump paralajmëron marrëveshje me “shkëmbime territoresh” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Prishtinë | 09 Gus 2025 | 00:03 | Nga Ekonomia Online

Donald Trump ka deklaruar se në një marrëveshje paqeje për Ukrainën mund të ketë “disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyja palëve”.

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, ai theksoi se territori në fjalë është subjekt i një lufte që ka zgjatur për tre vjet e gjysmë, ku kanë humbur jetën shumë ushtarë rusë dhe ukrainas.

“Po shikoni një territor për të cilin është luftuar për tre vjet e gjysmë. Shumë rusë kanë vdekur. Shumë ukrainas kanë vdekur.”, tha Trump.Ai shtoi se në këtë situatë po shqyrtohet mundësia e marrjes së disa zonave, si dhe shkëmbimi i disa të tjera.

“Pra, ne po e shqyrtojmë këtë, por në të vërtetë po kërkojmë të marrim disa mbrapsht, dhe disa të shkëmbejmë.”, tha ai.Trump e përshkroi situatën si shumë komplekse, duke shtuar se “asgjë nuk është e lehtë”.

“Është shumë e komplikuar. Por do të marrim disa mbrapsht.”, theksoi ai.

Sipas Trump, në procesin e arritjes së marrëveshjes, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky “do të duhet të përgatitet të nënshkruajë diçka”.

“Do të shkëmbejmë disa. Do të ketë disa shkëmbime territoresh në dobi të të dyjave,” përfundoi Trump, duke nënvizuar se po punohet për njëzgjidhje të pranueshme për palët në konflikt.

Të ngjashme