Donald Trump la të kuptohet në media sociale se do të jetë në Uashington DC për një protestë të planifikuar në 6 janar.
“6 janar, shihemi në Washington !” ka postuar ai në rrjetin e tij në Twitter të mërkurën.
Në fillim të muajit , Trump premtoi një protestë “të ashpër” në Uashington, në 6 janar, ditën kur Kongresi do të takohet për të pranuar rezultatin elektoral.
“Sipas statistikave është e pamundur që të kem humbur në zgjedhjet e 2020,” shkroi ai në Tëitter. “Protestë e madhe në DC në 6 janar. Ji atje, do të jetë e ashpër”.
Trump dhe fushata e tij kanë kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve dhe kanë filluar sfida të shumta ligjore, por të gjitha kanë dështuar.
Presidenti e kaloi Krishtlindjen në Florida, por siç raportoi do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më herët nga sa e kishte planifikuar.