Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë bisedave telefonike me Presidentin e Koresë së Jugut, Moon-Jae-in dhe kryeministrin japonez, Shinzo Abe, ka theksuar se teksa vazhdojnë proceset diplomatike duhet të vazhdojë koordinimi i përbashkët në ruajtjen e politikës së presionit maksimal mbi Korenë e Veriut.
Sipas një deklarate me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Telegrafi, Trump ka kryer biseda telefonike me Moon dhe Abe. Bëhet e ditur se në bisedën telefonike Trump-Moon është diskutuar në mënyrë të gjerë për takimi më 27 prill të Moon me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërkohë theksohet se dy liderët janë dakorduar se politika e presionit maksimal të zbatuara nën udhëheqjen e SHBA-ve mbi Korenë e Veriut kanë sjellë në situatën e sotme qeverinë e Pyongyang-ut.
Gjithashtu në bisedë është tërhequr vëmendja se procesi i plotë, përfundimtar dhe i pakthyeshëm i çarmatimit bërthamor në gadishullin korean do të sjellë mirëqenie dhe paqe në rajon.