Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka deklaruar se do të vendos një tarifë prej 25% për të gjitha importet nga çdo vend që blen naftë ose gaz nga Venezuela.
Në një postim në “Truth Social”, Trump tha se Venezuela ka qenë “shumë armiqësore” ndaj SHBA-së dhe vendet që blejnë naftë prej saj do të detyrohen të paguajnë tarifën duke filluar nga 2 prilli.
Tarifat ka shumë të ngjarë të shtojnë taksat me të cilat përballet Kina, e cila në vitin 2023 bleu 68% të naftës së eksportuar nga Venezuela, sipas një analize të vitit 2024 nga Administrata e Informacionit të Energjisë në SHBA, raporton CNN.
Spanja, India, Rusia, Singapori dhe Vietnami janë gjithashtu ndër vendet që marrin naftë nga Venezuela.