Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është njeri ndër personalitetet më aktiv në rrjetin social Twitter. Madje, Trump këtë e ka bërë si burim kryesor të komunikimit.
Ndërsa, presidenti amerikan vetëm pak njerëzve ua bën “Following”. Derisa “Retweet” vetëm miqve të tij të ngushtë që ndajnë vizionin dhe mendimin e tij. Miqësia ndërmjet Trump dhe Matthew Whitakerin, ish ministër i Drejtësisë në Administratën e Presidentit të SHBA-së duket të jetë shumë e fortë.
Presidenti Trump shpesh herë i bën “Retweet” deklaratave të ndryshme të Matthew Whitaker, i cili sot ka ardhur që të mbështes liderin e PDK-së, Kadri Veseli në luftën e tij kundër korrupsionit. “Matt Whitakeri punoi për Jeff Sessionsin dhe gjithmonë gëzonte konsideratë të lartë dhe ende e gëzon. Por, unë s’e njihja Matt Whitakerin.
Ai punoi për Prokurorin e përgjithshëm. Matt Whitakeri është njeri shumë i zgjuar, kishte thënë presidenti Trump për të.
Partia Demokratike e Kosovës sot gjatë ditës e ka konfirmuar ardhjen e Matthew Whitakeri, ish ministër të Drejtësisë, i cili do të mbështes liderin e PDK-së, Kadri Veseli në fushatën e tij elektorale.