Trump pezullon disa sanksione ndaj Rusisë, hyn në fuqi ligji i ri amerikan

Prishtinë | 17 Tet 2026 | 08:02 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përdorur kompetencat presidenciale për të penguar zbatimin e një pjese të sanksioneve ndaj Rusisë, të miratuara së fundmi nga Kongresi amerikan, me qëllim ndëshkimin e Moskës për luftën në Ukrainë.

Në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar të premten në mbrëmje, Trump ka deklaruar se pezullimi i disa prej masave është në interesin kombëtar të Shteteve të Bashkuara.

Ai e kishte nënshkruar ligjin për sanksionet në shtator, ndërsa masat pritej të hynin në fuqi të dielën, më 18 tetor.

Të ngjashme