Trumpi popullit amerikan: Nuk na duhet nafta iraniane, Irani duhet të lulëzojë me marrëveshje të re

| 08 Jan 2020 | 17:40 | Nga

Presidenti Trump po mban adresimin për popullin amerikan pas sulmeve të Iranit me raketa balistike në dy baza ajrore irakiano-amerikane. 

Ai ka thënë se asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë apo lënduar nga sulmet e bëra prej Iranit, përcjell Periskopi.

“Raketat që u qëlluan drejt nesh ishin bërë nga armët e shitura prej administratës së kaluar [Obamas].” – tha z.Trump.

Më pas ai iu bëri thirrje aleatëve të ShBA-ve që të dilnin nga marrëveshja nukleare me Iranin.

“Duhet ta bëjmë një marrëveshje e cila do t’i mundësojë madje edhe Iranit që të lulëzojë.” – tha ndër tjerash presidenti i 45 amerikan.

“Sot do t’i bëj thirrje NATO-s që të përfshihet më shumë në Lindjen e Mesme. Sot ne kemi një ekonomi shumë të mirë në Shtetet e Bashkuara. Ne tashmë jemi prodhuesi numër 1 i naftës. Neve nuk na duhet nafta nga Lindja e Mesme.” – vazhdoi ai.

Të ngjashme