Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, priti tre të burgosurit amerikanë, që u liruan nga Koreja e Veriut.
Trump tha se “është një natë e veçantë për këta njerëz vërtet të mirë”, pasi ata arritën në bazën ajrore Andrews pranë Uashingtonit.
Shtëpia e Bardhë tha se lirimi i treshes është një gjest i vullnetit të mirë, përpara takimit të planifikuar midis Trumpit dhe udhëheqësit verikorean, Kim Jong-un.
Trump tha se vendi i takimit do të shpallet “brenda tre ditësh”.
Trump dhe Kim kanë shkëmbyer deklarata të ashpra kundër njëri-tjetrit në të kaluarën, për shkak të programit bërthamor të Koresë Veriore.