Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka thënë se ka ndryshuar planin e tij për organizmin e samitit të grupit G7 në resorin e tij Doral në Florida.
Trump tha se e mori këtë vendim pas presionit që pati nga mediat dhe nga partitë e tjera në SHBA, transmeton klankosova.
“Bazuar në të dyja në media dhe demokratët, ne nuk do ta konsiderojmë më Trump National Doral, Miami, si vendin ku do të mbahet samiti i G7 në vitin 2020”, ka shkruar Trump në Twiter.
Trump më tej shtoi se ata do të fillojnë të kërkojnë një vend tjetër për të mbajtur samitin, shkruan Euronews.