Presidenti Donald Trump nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, ka thënë këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë.
Këtë e kanë thënë tre këshilltarë për CNN, njofton Klan Kosova.
Njëri këshilltar ka thënë se “asnjë” shancë nuk ka që ai të të dorëhiqet.
“Zero”, ka thënë një tjetër, duke shtuar: “Ai s’mendon që ka bërë diçka gabim”.
Pas sulmit të Kongresit nga disa mbështetës të tij u kërkua dorëheqja e Trump duke thënë se i ka nxitur ata për dhunë. Madje, u kërkua edhe aktivizimi i amandamentit 25, i cili shkarkon një president, por që për këtë duhet një shumicë absolute e Senatit – zor e arritshme.