Trump: ShBA rrezikon ta ketë një president jolegjitim

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kolegji Elektoral në SHBA do të mblidhet sot për ta zgjedhur përfundimisht Joe Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit.

Mbledhja e Kolegjit Elektoral është përmbyllja e procesit zgjedhor për zgjedhjen e presidentit ku të zgjedhurit nga 50 shtetet amerikane hedhin votat e tyre, transmeton Gazeta Express.

Përveç dy shteteve amerikane, elektorët e 48 shteteve tjera duhet të votojnë për kandidatin që fitoi zgjedhjet në shtetin e tyre.

Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale tashmë janë certifikuar dhe Biden ka dalë fitues me 306 vota elektorale, 36 më shumë sesa minimalja që kërkohet për ta siguruar fitoren.

Ndërkohë Donald Trump vijon ta kundërshtojë rezultatin e zgjedhjeve, teksa ka thënë se nuk e ka përfunduar betejën për ta ndryshuar këtë rezultat.

“Amerika rrezikon të ketë një president të ri jo legjitim, por beteja jonë nuk ka mbaruar ende”, u shpreh Donald Trump gjatë një intervistë për “Fox Neës”. “Do ta vazhdojmë betejën tonë edhe në të ardhmen”, shtoi presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, pas njoftimit për mosndryshim të rezultatit final nga Gjykata e Lartë. 

Të ngjashme