Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet me Xi Jinping për një raund të fundit bisedimesh, ndërsa Trump përfundon vizitën e tij shtetërore në Pekin.
Më parë, Trump tha se Xi ishte zotuar të mbante pajisjet ushtarake nga Irani , në një intervistë me Fox News, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se Kina dëshiron që Ngushtica e Hormuzit të hapet përsëri dhe se Pekini ka rënë dakord të blejë naftë nga ShBA-ja.
Ndërsa Trump foli shumë për atë që mori nga Kina, ai refuzoi të jepte hollësi mbi atë që Kina dëshiron në këmbim.