Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në ditën e dytë të vizitës së tij në Izrael dhe Bregun Perëndimor, pritet të udhëtoj në Betlehem, ku do të takohet me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
Të hënën Trump zhvilloi takime me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe vizitoi Murin Perëndimor në Jerusalem, duke u bërë presidenti i parë amerikan, që viziton njërin nga vendet që konsiderohen më të shenjta në judaizëm.
Pas takimit me Abbas, Trump do të rikthehet në Jerusalem për të vizituar Memorialin Yad Vashem të Holokausitit dhe do të mbajë në fjalim në Muzeun e Izraelit, duke përmbyllur kështu vizitën e tij dyditore në këtë shtet.
Trump është në udhëtimin e tij të parë, që prej se është zgjedhur president. Ai para Izraelit, ka qëndruar në Arabinë Saudite. Ndërkaq, në ditët në vijim do të vizitojë Vatikanin, Brukselin dhe Sicilinë.