Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi se të martën do të jetë gati raporti gjithëpërfshirës për rastin e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Trump i cili ka ndjekur punimet për luftën kundër zjarreve pyjore në Kaliforni, në qytetin Malibu iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.
Duke folur në lidhje me konkludimin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), se princi saudit i kurorës, Muhammed bin Selman, ka dhënë urdhrin për vrasjen e gazetarit Khashoggi, Trump tha se “ende nuk kanë bërë ndonjë vlerësim. Është shumë herët për këtë. Ky është një raport i papërfunduar”.
“Në dy ditët në vijim, ndoshta të hënën apo të martën do të marrim një raport të plotë dhe do të përfundojë plotësisht”, tha ai.
Ai tha se gjatë ditës ka biseduar me drejtoreshën e CIA-së.
“Është e tmerrshme vrasja e një gazetari”, tha Trump.
Sipas tij, raporti për vrasjen e Khashoggit do të jetë i gatshëm të martën.
“Do të jap përgjigje për gjithë ndikimin e rastit dhe për atë se kush e ka shkaktuar apo kush e ka kryer atë”, tha Trump.