Gjatë vizitës së tij në Izrael e cila do të zhvillohet javën e ardhshme, presidentit i SHBA-ve, Donald Trump, do të mbrohet nga 10 mijë policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i policisë izraelite, Micky Rosenfeld, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se më 22 maj, kur presidenti Trump pritet ta vizitojë Izraelin, në detyrë për ta mbrojtur atë do të jenë 10 mijë policë. Ai bëri të ditur se për ta garantuar sigurinë e presidentit Trump po i zhvillojnë përgatitjet në koordinim me policinë amerikane.
Sipas lajmit të “Jerusalem Post”, në Izrael, Trump nga aeroporti me helikopter do të kalojë drejt për në Jerusalem dhe në kuadër të vendeve të cilat do t’i vizitojë do të jetë edhe rajoni Qyteti i Vjetër, që është i rrethuar me mure dhe ndodhet në Jerusalemin Lindor, i cili po ashtu ndodhet nën pushtim.