Trump thotë se është gati për t’u takuar me presidentin iranian, Rouhani

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 09:59 | Nga

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump i ka ofruar një takim presidentit të Iranit, Hassan Rouhani.

Trump ka thënë se është gati për këtë takim, pa parakushte dhe “kurdo që ai dëshiron”, shkruan BBC.

“Do të takohesha me këdo. Besoj në takime”, ka thënë Trump para reporterëve në Shtëpinë e Bardhë.

Qasja pajtuese e Trump vjen pasi ai dhe Rouhani shkëmbyen paralajmërime kërcënuese në fillim të korrikut.

Në maj SHBA u largua nga marrëveshja e cila frenoi aktivitetet bërthamore të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.

Uashingtoni është i përgatitur për një rikthim të sanksioneve ndaj Tehranit brenda ditësh, pavarësisht kundërshtimeve nga Britania e Madhe, Franca, Kina, Rusia dhe Gjermania, që gjithashtu kanë qenë nënshkruese të marrëveshjes së 2015-ës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme