Trump thotë se është i zemëruar me Putinin – vjen reagimi i parë nga Rusia

Prishtinë | 31 Mar 2025 | 18:09 | Nga Ekonomia Online

Ka mbërritur reagimi i parë i Kremlinit ndaj deklaratave të Donald Trump, i cili gjatë fundjavës tha se ishte “shumë i zemëruar” me Vladimir Putinin.

Trump tha se ishte “shumë i zemëruar” kur presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për largimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe krijimin e një qeverie kalimtare të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, shkruan yahoonews.

Qeveria e re do të thotë se nuk do të ketë një marrëveshje për një kohë të gjatë, apo jo?” tha ai.

“Nëse jemi në mes të negociatave, atëherë mund të them se isha shumë i zemëruar, i tërbuar, kur Putin filloi të vinte në dyshim kredibilitetin e Zelenskyt, sepse thjesht nuk shkon në drejtimin e duhur, e dini?”, tha Trump.

Të ngjashme