Presidenti Donald Trump ka thënë se nëna e tij e kishte simpati Mbretin Charles kur ai ishte më i ri.
Këto komente, presidenti amerikan i bëri gjatë fjalimit të tij ceremonial të mirëseardhjes të Mbretit Charles në ShBA.
Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla u mirëpritën zyrtarisht me një ceremoni shtetërore nga presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump në ditën e dytë të vizitës historike shtetërore, raporton “Independent”.
Duke qëndruar në podium dhe duke reflektuar mbi “marrëdhënien speciale”, ai reflektoi mbi nënën e tij skoceze, Mary Macleod Trump.
“Gjithashtu mbaj mend që ajo tha shumë qartë, Charles. ‘Shiko, Charles i ri. Ai është kaq i lezetshëm’”.
Monarkët shtrënguan duart me anëtarët e delegacionit amerikan, përfshirë JD Vance dhe Pete Hegseth, ndërsa Trump shtrëngoi duart me sekretaren e jashtme Yvette Cooper dhe ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në ShBA, Sir Christian Turner, para se të intonoheshin himnet kombëtare.
Vizita vjen në një kohë kur monarku pritet të mbajë një fjalim historik para Kongresit, hera e dytë që një monark britanik e bën këtë pas Mbretëreshës Elizabeth II në vitin 1991.
Ai pritet të thotë se, ndërsa Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA-ja nuk kanë rënë gjithmonë dakord për gjithçka, ato “gjithmonë kanë gjetur mënyra për t’u bashkuar” mes tensioneve në “marrëdhënien speciale” nga lufta e Iranit.