Pas kërcënimit që bëri trump ndaj Iranit, kërcënim ky që erdhi pas djegies së ambasadës në qytetin e Bagdadit në Irak, u vërejt se situata nuk ishte aspak e qetë.
Tweet i Trump ngjalli mijëra reagime, duke pyetur se çfarë veprimesh do ndërmerrte ai. Por ishte vetë presidenti që tregoi nëse kjo situatë do eskalojë deri në luftë me shtetin e Iranit.
Ai gjatë një konferencë të fundvitit, para gazetarëve në praninë e bashkëshortes së tij Melanie Trump, vendosi t’u përgjigjet pyetjeve të shumta të të ftuarve.
Presidenti amerikan tha se ai nuk dëshiron, e as nuk parashikon luftë me Iranin.
Djegia e ambasadës amerikane ndodhi gjatë ditës së martë, kur qindra protestues kishin dalur të revoltuar me sulmin e fundit amerikanë që la disa të vrarë.
Zona e Gjelbër në të cilën u dogj ambasada, është edhe zona ku gjenden organizata e komplekse të tjera të ndryshme.
Trump nuk la pa përmendur edhe Kim Jong Un, ai tha se i beson atij dhe se e ka ‘’shok të mirë’’, edhe pas testimeve të shumta që erdhën nga Koreja Veriore që në një mënyrë ose tjetrën cenonin SHBA’të.