Trump ua ndalon transeksualëve të shërbejnë në ushtri

Prishtinë | 26 Kor 2017 | 15:53 | Nga

Presidenti i Amerikës Donad Trump, njoftoi vendimin që personat transeksual nuk do të shërbejnë në ushtrinë amerikane.

Donald Trump këtë vendim e ka bërë të ditur në Twitter, transmeton lajmi.net.

“Pa konsultimit me gjeneralët dhe ekspertët ushtarak, të jeni të informuar se qeveria e SHBA-së nuk do të pranojë dhe nuk do të lejojë personat transeksual të shërbejnë në ushtri. Ushtria jonë duhet të përqendrohet në fitore vendimtare dhe të forta dhe nuk mund ta mbajë barrën e shpenzimeve të mëdha mjekësore dhe pengesat të cilat mund njerëzit transeksual të bartin në ushtri. Ju faleminderit”, ka shkruar Trump.

Një nga personat më të famshëm transgjinorë Chelsa Manning që shërbente në ushtrinë e SHBA-së kishte zbuluar dokumente konfidenciale të qeverisë në vitin 2013. Ai dënua më shtatë vite burg dhe u lirua në maj të këtij viti, dy herë u përpoq ta vriste vetën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme