Trump: Vaksina eksperimentale e Pfizerit për COVID-19 me efikasitet gati 90 për qind

Prishtinë | 09 Nën 2020 | 14:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti në largim i SHBA’ve Donald Trump, ka konfirmuar lajmin e madh se vaksina anti-koronavirus që është bërë në bashkëpunim me kompaninë gjermane dhe amerikane ka dalur e suksesshme.

Sot gjatë ditës u konfirmua se vaksina nga dy kompanitë farmaceutike Pfizer dhe Biontech, ka dalur 90% efektive në luftën kundër koronavirusit.

Derisa koronavirusi është bërë tanimë problem global, dhe ka infektuar miliona njerëz ën botë, duke shkaktuar edhe numrin të madh të viktimave, si duket shkencëtarët kanë arritur në gjetjen e zgjidhjes së duhur.

Këtë e ka konfirmuar edhe Donald Trump, i cili përmes një postimi e quajti një lajm të madh këtë.

‘’Vaksina po vjen, 90% ka rezultuar efektive. Një lajm i shkëlqyeshëm’’, shkroi ai./gazetametro.net

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme