Trump tregoi një grafik të quajtur “Tarifat Reciproke” që krahasonte tarifat që vendet e tjera kanë vendosur në SHBA me ato të Uashingtonit.
“Ata na ngarkojnë, ne i ngarkojmë, si mund të mërzitet dikush? tha Trump, duke veçuar ndër të tjera Kinën dhe Bashkimin Evropian.
Trump, duke njoftuar planet për tarifa gjithëpërfshirëse, tha: “Vendi ynë është grabitur, grabitur, përdhunuar, grabitur” nga kombe të tjera.
Ai mbajti sot një tabelë që tregon se Shtetet e Bashkuara do të vendosin një taksë 34% për importet nga Kina, 20% për importet nga Bashkimi Evropian, 25% për Korenë e Jugut, 24% për Japoninë dhe 32% për Tajvanin, raporton AP .
“Takspaguesit janë grabitur për më shumë se 50 vjet. Por kjo nuk do të ndodhë më,” tha Trump.
Lista e tarifave reciproke e treguar nga Trump ka 25 pozicione, dhe renditja është: Kina: 34%, Bashkimi Evropian: 20%, Koreja e Jugut, 25%, India 26%, Vietnami 46%, Tajvani 32%, Japonia 24%, Tajlanda 36%, Zvicra: 31%, Indonezia 32%, Malajzia 24%.
Pasohet nga Mbretëria e Bashkuar 10%, Afrika e Jugut 30%, Brazili 10%, Bangladeshi 37%, Singapori 10%, Izraeli 17%, Filipinet 17%, Kili 10%, Australia 10%, Pakistani 29%, Turqia: 10%, Sri Lanka 44% dhe Kolumbia 10%.
Ndër vendet që janë në listat me taksa të reja doganore janë Serbia me doganë 37 për qind, Bosnja dhe Hercegovina me 35 për qind dhe Maqedonia e Veriut me 33 për qind.
Tarifat reciproke, tha ai, do të fillojnë në mesnatë me kohën lokale.
Tarifat doganore përfshijnë tarifa prej 25 për qind për të gjitha makinat e importuara.
Këshilltari tregtar i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, pretendon se tarifat e reja do të sjellin 600 miliardë dollarë në vit të ardhura për SHBA-në – rritja më e madhe e tarifave amerikane që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore në 1945.
Sekretari i Tregtisë Scott Bessant u tha kongresmenëve amerikanë se tarifat do të kufizoheshin dhe mund të ulen në negociatat dypalëshe me vendet e tjera.
Megjithatë, importuesit pritet që barrën e detyrimeve doganore t’ua kalojnë konsumatorëve.
Premisa e administratës Trump është që prodhuesit vendas do të rrisin shpejt prodhimin dhe do të krijojnë vende të reja pune nëpër fabrika.
Duke marrë parasysh vendosjen e gjerë të tarifave prej 20 për qind e lart, siç është paralajmëruar nga disa zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, shumica e analizave ekonomike parashikojnë dëme në ekonomi për shkak të çmimeve të larta dhe stagnimit, dhe se rritja ekonomike e SHBA-së, e matur me produktin e brendshëm bruto, do të jetë rreth një për qind më e ulët. Çmimet për makinat, banesat, produktet ushqimore, madje edhe sigurimet pritet të rriten.
Trump po vendos tarifa vetë dhe ka mjetet për ta bërë këtë pa miratimin e Kongresit, duke hapur derën për demokratët e opozitës që të kritikojnë administratën e tij mbi pasojat ekonomike.
Trump vendosi gjithashtu tarifa në mandatin e tij të parë, por ato nuk dhanë efektin e dëshiruar.