Trump: Vrasja e komandantit iranian u bë për ta parandaluar luftën me Teheranin

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vazhduar me sqarimet, lidhur me vrasjen e komandantit më të lartë iranian nga Ushtria amerikane.

Sipas Trumpit, vrasja e Qasem Solejmanit u bë për ta ndaluar një luftë, e jo për ta filluar një të tillë. Ai tha se mbretërimi i terrorit ka mbaruar pas sulmit në aeroportin e Bagdadit, të premten, transmeton KTV.

Soleimani kryesoi operacionet e Iranit në Lindjen e Mesme, si kreu i Forcës Elitare. Irani është zotuar për hakmarrje të rëndë për ata që janë përgjegjës për vdekjen e tij.

Vrasja shënon një përshkallëzim të madh në tensionet mes Iranit dhe SHBA-së. Zyrtarët amerikanë njoftuan së fundmi se 3.000 trupa shtesë do të dërgohen në Lindjen e Mesme si masë paraprake.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme