Trump: Zelensky nuk duhet ta shënjestrojë Moskën

WASHINGTON, DC - JANUARY 20: President Donald Trump signs executive orders in the Oval Office on January 20, 2025 in Washington, DC. Trump takes office for his second term as the 47th president of the United States. (Photo by Anna Moneymaker/Getty Images)
Prishtinë | 16 Kor 2025 | 09:02 | Nga Ekonomia Online


Donald Trump ka thënë se Volodymyr Zelenskyy nuk duhet ta bombardojë Moskën.

Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Financial Times (£) raportoi se ai e kishte pyetur Zelenskyy-n nëse mund ta bombardonte Moskën dhe privatisht e kishte inkurajuar Ukrainën të shtonte sulmet e thella ndaj Rusisë.

“Jo, ai nuk duhet ta shënjestrojë Moskën”, tha presidenti amerikan të martën kur u pyet nëse presidenti ukrainas duhet të sulmojë kryeqytetin rus, shkruan The Guardian.

I pyetur nëse kishte ndërmend t’i furnizonte Ukrainës me armë që mund të arrinin më thellë në territorin rus, Trump u përgjigj: “Ne nuk po kërkojmë ta bëjmë këtë”.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i vuri ultimatum presidentit rus, Vladimir Putin që të mbyllte luftën në Ukrainë brenda 50 ditëve, ose në të kundërt Rusia do të përballej me tarifa 100%.

Trump deklaroi se ka qenë 4 herë pranë arritjes së një marrëveshje me kreun e Kremlinit, por kur u pyet nëse kishte besim tek Vladimir Putin, Trump tha se ai nuk i beson askujt./abcnews.al

Të ngjashme