Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Brett Kavanaugh për gjyqtar të Gjykatës Supreme.
Në një adresim të tij nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump e vlerësoi atë si një jurist të shkëlqyer.
I propozuari, një gjykatës i gjykatës së apelit të Distriktit të Kolumbias, është ish-këshilltar i ish-presidentit George W Bush.
Vendimi ka implikime të gjera për Amerikën për çdo gjë, nga aborti në armë deri tek emigracioni.
Presidenti amerikan tha se Gjykatësi Kavanaugh ka kredencialet e papërsëritshme, kualifikimet e patejkalueshme dhe një angazhim të dëshmuar për drejtësi të barabartë sipas ligjit.
I emëruari do të zëvendësonte juristin Anthony Kennedy, 81 vjeç, i cili njoftoi muajin e kaluar se do të dalë në pension këtë verë.