Trump zotohet për publikimin e dokumenteve tjera mbi vrasjen e Kenedit

Prishtinë | 29 Tet 2017 | 09:47 | Nga

Presidenti i Amerikës, Donald Trump deklaroi se do të publikojë edhe pjesën tjetër të dosjes së vrasjes së John F. Kenedy ish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se nuk do ta bllokojë publikimin e mijëra dokumenteve qeveritare, që më parë ishin sekrete, të ndërlidhura me vrasjen e presidentit të dikurshëm, John F. Kennedy. Lidhur me këtë çështje, zoti Trump në rrjetin Twitter ka shkruar se “si president, do të lejoj që të hapen të gjitha dosjet JFK, që për një kohë të gjatë ishin të bllokuara dhe sekrete”.

Arkivi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara më datë 26 tetor hapi një pjesë të dosjeve të mbetura lidhur ne vrasjen e presidentit, John F. Kennedy, në vitin 1963. Në vitin 1992, Kongresi i Shteteve të Bashkuara kishte urdhëruar që të gjitha dokumentet për këtë vrasje të lirohen pas 25 viteve.

Megjithatë, presidenti ka autoritet që ta bllokojë lirimin e dokumenteve në bazë të perceptimit se bërja publike e tyre mund t’i dëmtojë operacionet ushtarake ose të inteligjencës, agjencitë e zbatimit të ligjit ose raportet e jashtme. Me arritjen e afatit u publikuan afro 3 mijë dokumente që kurrë nuk janë parë publikisht dhe më tepër se 30 mijë të tjera, që ishin liruar vetëm pjesërisht.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme