Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është zotuar se do t’i godasë 52 caqe iraniane nëse këta të fundit sulmojnë amerikanët.
Ky paralajmërim vjen pasi disa zyrtarë iranianë kanë thënë se do të hakmerren për vrasjen e gjeneralit të tyre ushtarak, Qassem Soleimanit, nga një sulm me dron i kryer nga forcat amerikane, njofton Klan Kosova.
“Irani po flet me shumë guxim për shënjestërimin e disa pasurive amerikane si hakmarrje për liderin e tyre terrorist që sapo kishte vrarë një amerikan dhe plagosur keq shumë të tjerë – pa përmendur të gjithë njerëzit që ai kishte vrarë gjatë gjithë jetës së tij”, ka shkrua Trump në Twitter.
Ndër të tjera ai shton se ushtra amerikane mund t’i godasë 52 caqe amerikane shumë shpejtë dhe fuqishëm – “Shtetet e Bashkuara nuk duan më kërcënime”.
Kujtojmë se tensionet SHBA-Iran janë thelluar pasi forcat amerikane e eliminuan njërin ndër figurat më të shquara ushtarake iraniane në Bagdad.