Ekipi negociues i ShBA me në krye presidentin Donald Trump janë duke mbajtur pezull bisedimet në samitin e G20, për shkak të disa mospajtimeve mbi ndryshimet klimatike.
Këtë e kanë thënë zyrtarë të Bashkimit Evropian, shkruan Independent, transmeton Klan Kosova. Negociatorët nga 20 ekonomitë janë pajtuar për parimet e dokumentit nga samiti i mbajtur në qytetin gjerman, Hamburg.
“Parimet janë në rregull, ka komunikim”, ka thënë zyrtari i BE-së.
“Ka vetëm një mospajtim në çështjen e klimës”, ka vazhduar ai.