Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka injoruar samitin G-20, të organizuar nga Arabia Saudite. Përpos tij, ishin të ftuar edhe zyrtarë të shteteve të tjera për të diskutuar, ndërsa Trump mësohet se foli në fillim para të pranishmëve përmes video-lidhjeve, dhe u largua.
Një burim me qasje në këtë takim të mbyllur për media, bëri me dije se Trump nuk foli në Samit asgjë për situatën globale, derisa ka shtuar se ka qenë nder për të, të punojë me zyrtarët e shumë vendeve, shkruan theguardian.
Vendin e Trumpit në këtë konferencë e zuri Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, ndërsa Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe shkoi për të luajtur golf në Virginia, jo shumë larg Uashingtonit.