Trumpi ka një mundësi në dorë për njohjen e Kosovës nga Serbia, por ai po e injoron

Prishtinë | 04 Sht 2020 | 12:55 | Nga Ekonomia Online

Shtëpia e Bardhë do të presë liderët e Serbisë dhe Kosovës këtë javë për të diskutuar rreth negociatave të mundshme midis dy vendeve. Sidoqoftë, rezultati ka të ngjarë të jetë një zhgënjim.

Edhe nëse administrata e Trump arrin të ndërmjetësojë një marrëveshje mbi investimet e ndërsjella dhe bashkëpunimin ekonomik, bindja e Serbisë për të normalizuar marrëdhëniet me ish-provincën e saj do të lihet në dorë të BE-së, transmeton abcnews.al

Negociatat aktuale janë të tilla: Serbia nga ana e saj pretendon se do të angazhohet seriozisht në bisedime dhe Kosova nga ana tjetër pretendon njohjen nga kjo e fundit. Por dhe rritja e bashkëpunimeve ekonomike, nuk do ta ndryshojë këtë gjë.

Bisedimet në fund të fundit do të rrotullohen tek e njëjta pikë: Beogradi kërkon “kompensim” për humbjen e Kosovës. Por për fat të mirë, kemi një qasje krejtësisht të re, të frymëzuar nga zhvillimet e fundit midis Emirateve të Bashkuara dhe Izraelit.

Në të dy situatat, ka një kërcënim të përbashkët – Irani në Lindjen e Mesme dhe Rusia, Kina dhe Turqia në Europë, mund ta çojnë një problem të pazgjidhshëm, në një zgjidhje unifikuese. Shkeljet sovranitetit të Moskës nga Ballkani, nga Ukraina në Mbretërinë e Bashkuar, e kanë kthyer çështjen e Kosovës në një katalizator, transmeton abcnews.al

Perspektiva e forcave pro-ruse që ndajnë pushtetin me një aleat të NATO-s, Malin e Zi, pas zgjedhjeve të kësaj jave ka përforcuar urgjencën për të zbehur forcën mbytëse të Moskës mbi Kosovën dhe rajonin.

Një dialog SHBA-BE-NATO mbi sovranitetin, integritetin territorial dhe të drejtat e njeriut do të forconte normat ndërkombëtare, duke lënë hapësirë ​​për njohjen e plotë të Kosovës nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe NATO-s. Kjo do të hapte dyert për pranimin e Prishtinës në NATO, duke anashkaluar veton e Këshillit te Sigurimit Rus-Kinez të OKB dhe duke mbyllur kështu çështjen e Kosovës, transmeton abcnews.al

Në vend që të shohë realitetin dhe të krijojë një shteg për njohjen e Kosovës, administrata e Trump ndan të njëjtin mendim në çështjen e “normalizimit ekonomik” që çoi në marrëveshjen e dështuar të shekullit. Pavarësisht qëllimit të marrëveshjes ekonomike të administratës të zbuluar këtë javë, ajo nuk do të ndryshojë marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Në dallim nga ekonomia e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit, ekonomia e Kosovës është shumë e vogël për fqinjin e saj më të madh.

Rritja e tregtisë pa rritur konkurrencën mund t’i përkeqësojë gjërat për Kosovën, e cila ka deficitin më të madh tregtar në rajon. Ndërsa projektet e infrastrukturës së administratës mund të krijojnë vende të reja pune në një rajon që ka shumë nevojë për to. Në fund të fundit, negociatat do të vazhdojnë ndërsa Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të marrë pjesë i lumtur në projekte ekonomike, transmeton abcnews.al

Metoda që është përdorur për tërheqjen e investimeve është përfundimi i procesit rigoroz për anëtarësimin në NATO dhe BE. Serbia nuk mund të hyjë në BE derisa të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Dhe Kosova nuk mund të fillojë as procesin e pranimit në NATO ose BE, apo të hyjë plotësisht në sistemin ndërkombëtar, derisa Serbia të heqë bllokadën e saj diplomatike. Me fjalë të tjera, pengesa politike nga ana e administratës dhe njohja reciproke është gjithashtu një nga pengesat kryesore të rritjes ekonomike.

As fakti që Serbia mund të anëtarësohet në BE, nuk do ta bindë këtë të fundit ta njohë Kosovën. Beogradi ka pranuar vetëm dy nga 35 pikat e reformës. Nën udhëheqjen e Vuçiq, mundësitë janë të pakta. Për herë të parë që kur hapi negociatat për anëtarësimin në BE në 2013, Serbia ka kaluar plot gjashtë muaj pa hapur një kapitull të ri, transmeton abcnews.al

Përveç kësaj, Vuçiq ka deklaruar që anëtarësimi në BE nuk është i mjaftueshëm për të bindur Serbinë të njohë Kosovën. Kina dhe Rusia kanë dëshmuar se janë partnerë më të afërt me Vuçiq sesa Perëndimi. Serbia tani është “spiranca strategjike” për ambiciet më të gjera rajonale dhe europiane të Pekinit.

Bashkëpunimi i tyre përfshin sektorët ekonomikë, të mbrojtjes dhe të sigurisë. Pas spekulimeve në Beograd se Serbia me Moskën kanë prishur marrëdhëniet mes tyre, të dy kryeqytetet ndajnë të njëjtin mendim në lidhje me çështjen e Kosovës. Në qershor, Vuçiq dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaruan së për çdo marrëveshje mbi Kosovën si fillim do të merrej miratimi i Rusisë dhe Serbisë.

Në fakt, ngërçi i gjatë për Kosovën ndodh vetëm për një arsye: mbështetja diplomatike që Serbia merr nga Rusia dhe Kina. Duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, këta dy anëtarë të Këshillit të Sigurimit do të mbështesin Beogradin, duke siguruar që negociatat të vazhdojnë me kushtet që vendos pala serbe, transmeton abcnews.al

SHBA-ja dhe BE-ja duhet të krijojnë një kornizë krejtësisht të re përmes së cilës Serbia nuk mund të mohojë më qasjen e Kosovës në sistemin ndërkombëtar. Qëllimi nuk është të ndëshkojë Beogradin, por t’u japë mundësi palëve të negociojnë në një fushë të barabartë loje.

Në këtë kontekst të ri, Serbia do të kishte aftësinë, me ndihmën e SHBA-së dhe BE-së, për të negociuar mbi mbrojtjen e interesave të saj të përhershme, legjitime në një Kosovë sovrane, integrale dhe të barabartë. Ndërkohë nga ana tjetër kjo do të lejojë Prishtinën të bëjë lëshime, simbolike dhe praktike.

Emiratet e Bashkuara e kanë arritur qëllimin e tyre duke lënë mënjanë një negociatë në favor të njohjes diplomatike të palës së tretë. Të njëjtën taktikë po përdorin edhe vendet e tjera si: Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, transmeton abcnews.al

Qiproja nuk është anëtare e NATO-s dhe, sipas ekspertit dhe ambasadorit kosovar Lulzim Peci, pranimi i Kosovës në NATO është më me rëndësi tani. Anëtarësimi në NATO do t’i siguronte Kosovës atë që i nevojitet më shumë: siguri, stabilitet dhe legjitimitet ndërkombëtar. Anëtarësimi në aleancë ka qenë prej kohësh themeli i përmbushjes së procesit më të gjatë të bashkimit me BE. Sidoqoftë anëtarësimi në NATO do të ishte një sinjal i stabilitetit për investitorët e huaj, madje diçka më e fuqishme që administrata Trump ka propozuar.

Hapja e rrugës së Kosovës për në NATO do të zemërojë Putinin, por mundësitë që ai të bëjë diçka janë të kufizuara. Moska ka qenë gjithmonë e tërhequr nga konfrontimi i drejtpërdrejtë ushtarak me NATO-n. Në vend të kësaj, Moska ka të ngjarë të forcojë marrëdhënien e saj ushtarake me Beogradin, duke e furnizuar me më shumë armë dhe duke dërguar më shumë trupa ushtarake. Pekini, gjithashtu, ka të ngjarë të rrisë bashkëpunimin ushtarak me Beogradin, transmeton abcnews.al

E gjithë kjo do ta linte Vuçiq me një dilemë. Armatimet ruse dhe kineze nuk do të bënin asgjë për të ndaluar legjitimitetin ndërkombëtar në rritje të Kosovës, pikërisht asaj që Beogradi i frikësohet më së shumti. Çdo përpjekje për të shkaktuar trazira nga serbët e Kosovës kundër KFOR-it, forca paqeruajtëse ndërkombëtare e NATO-s, do të shkelte angazhimet e Beogradit sipas marrëveshjes së Kumanovës të vitit 1999 , e cila i dha fund armiqësive të NATO-s me Serbinë.

Nga ana tjetër, i lehtësuar nga varësia politike e Moskës dhe Pekinit, Beogradi mund të rishikojë orientimin e tij strategjik. SHBA kryen më shumë operacione të përbashkëta ushtarake me Serbinë sesa Rusia. SHBA, BE dhe NATO mund të ndihmojnë Serbinë në menaxhimin e shqetësimeve të saj në lidhje me Luginën e Preshevës, ku Serbia ka krijuar bazën e saj më të madhe ushtarake dhe ku rreth 50,000 shqiptarë etnikë jetojnë përtej kufirit nga Kosova. Industria e armëve të Serbisë do të përfitonte nga miratimi i standardeve të NATO-s, transmeton abcnews.al

Me fjalë të tjera, konflikti më shqetësues në Ballkan mund të zgjidhet nëse katër vende të BE-NATO e njohin Kosovën. Forcat gjeopolitike e kanë vendosur Uashingtonin dhe Brukselin në konvergjencë me ata që nuk njohin. Shqetësimi mbi separatizmin është ai që nxit frikën e një Kosovë të pavarur në Spanjë , Sllovaki dhe Rumani.

Uashingtoni nuk ka dëshirë të shohë katalanasit të shkëputur nga Spanja, ose të shikojë hungarezët etnikë në Sllovaki dhe Rumani –të mbështetur nga Kryeministri hungarez Viktor Orban, të ndara në fushata. As Uashingtoni nuk dëshiron të jetë pjesë e dëmeve të vendeve të tjera europiane, në përçarjen e mbështetur nga Kremlini.

Shtetet e Bashkuara tani kanë një interes strategjik për të ruajtur lirinë e plotë të Europës dhe shteteve individuale europiane. Është koha që Uashingtoni të shkojë përtej njëanshmërisë së tij dhe të përpiqet për një ndërhyrje trans-Atlantike duke ruajtur të drejtat e njeriut. Dialogu i përhershëm SHBA-BE-NATO mbi Sovranitetin, Integritetin Territorial dhe të Drejtat e Njeriut do të çonte në krijimin e një dokumenti zyrtar që përcakton parimet thelbësore dhe hapat praktikë për të përcaktuar dhe promovuar angazhimin e përbashkët për rendin shtetëror, transmeton abcnews.al

Kjo është plotësisht në përputhje me pavarësinë e Kosovës. Karta e OKB-së do të favorizojë integritetin territorial dhe ligji ndërkombëtar do të krijojë hapësira, të cilat Kosova do ti plotësoje më lehtësi. Pas kërkesës së Serbisë , Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi në vitin 2010 se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk shkelte as ligjin ndërkombëtar dhe as Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Gjykata tha se vendimi i saj nuk adresonte çështjen e vetëvendosjes, transmeton abcnews.al

Ironikisht, ish-ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq e pranoi këtë pikë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke këmbëngulur se vendimi i gjykatës “do të parandalonte që kriza e Kosovës të shërbejë si një precedent problematik në çdo pjesë të globit.

Ka një sërë elementësh që pengojnë në njohjen e Kosovës. Ndryshe nga Katalonia, e cila këtë vit luajti rolin kryesor në parlament në formimin e qeverisë së Spanjës, Kosovës kurrë nuk i është ofruar mundësia e përfaqësimit politik në parlamentin e Serbisë. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e BE-së e mbështesin me forcë njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, duke këmbëngulur në krijimin e një kushtetutë në mbrojtje të serbëve të Kosovës.

Siç deklaroi dikur Ministri i Jashtëm i BE-së Josep Borrell, “Katalonia nuk është koloni, nuk është një shtet si Kosova.” Borrell mund të kryesojë Dialogun e Integritetit Territorial dhe të Drejtave të Njeriut, duke i dërguar një sinjal të fortë Moskës, Madridit dhe Barcelonës se komuniteti trans-Atlantik është kundër vendosmërisë së tij për copëtimin e Spanjës ose vendeve të tjera europiane.

Ky fuqizim ndërkombëtar kundër kërkesave etno-territoriale do të mund të plotësohej vetëm nga ana diplomatike. Uashingtoni mund të ndihmojë Athinën të fitojë marrëveshjen përfundimtare nga Shqipëria për të drejtat detare. Shtetet e Bashkuara dhe BE mund të ndihmojnë Bukureshtin të marri nën kontroll përpjekjet e paligjshme etnike hungareze, duke përfshirë financimin dhe planifikimin e sulmeve të vogla terroriste, të raportuara dhe të mbështetura nga Moska dhe Budapesti. Kthimi pas i taktikave të Orban mund të krijojë besim si në Bratislavë ashtu edhe në Bukuresht, transmeton abcnews.al.

përmbledhje, mënyra e vetme për ta mbyllur çështjen e Kosovës nga BE-NATO është ta pranojnë atë. Ashtu si shumica e qeverive, Madridi, Bratislava, Bukureshti dhe Athina mund të gabohen duke marrë vendime të nxituara politike. Por ndryshe nga Abu Dhabi, ata nuk po përballen me hakmarrje nga ana e Iranit ose Turqisë, apo nga xhihadistët. Duke punuar me Shtetet e Bashkuara dhe anëtarët e tjerë të BE-së dhe NATO-s, këto qeveri mund të lehtësohen nga një barrë duke marrë vendimin për të njohur një vend, duke stabilizuar një rajon dhe duke unifikuar një kontinent./ Edward P. Joseph, Foreign Policy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme