Mesazhe të shumta urimi me rastin 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë kanë ardhur nga të gjitha anët e botës, e shumë liderë botërorë.
Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga krerë shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipërisë, në mesin e tyre edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, transmeton TCH.
Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndër të tjera thekson se, “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale”.