Trup i pajetë gjendet në lumin Lumbardh në rrugën Pejë – Rugovë

Prishtinë | 25 Tet 2025 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në lumin Lumbardh, në afërsi të vendit të njohur si “Kthesa e Madhe”, në rrugën Pejë – Rugovë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se njoftimi është pranuar rreth orës 14:10. Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor.

“Mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,” ka deklaruar Gashi.

Të ngjashme