Nesër pritet t’u jepet lamtumira e fundit dy kosovarëve që vdiqën dje në aksidentin tragjik në Gjermani, raporton Gazeta Express.
Teksa ka folur për Klan Kosova njëri nga familjarët e viktimave, ka njoftuar se trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit janë nisur për në Kosovë, ndërsa varrimi do të bëhet gjatë ditës së nesërme.
“Sonte janë nisur nga Gjermania kufomat e tyre dhe do të mbërrin në Kosovë. Në varrim pritet të ketë numër të madh të pjesëmarrësve”, ka thënë ai.
I njëjti ka dhënë detaje se bashkë me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin.