Trupat filipinase me ato australiane, stërvitje në Detin e Kinës Jugore

Prishtinë | 25 Gus 2023 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Trupat filipinase dhe australiane kanë mbajtur stërvitje të përbashkëta në Detin e Kinës Jugore.

Kina pretendon sovranitetin e këtij rajoni pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare kundër saj. Të njëjtin pretendim e kanë edhe Filipinet.

Stërvitjet e përbashkëta të së premtes u zhvilluan në një bazë detare rreth 240 kilometra në lindje të Scarborough Shoal, një terren peshkimi që Kina e mori nga Filipinet në 2012 pas një bllokade të tensionuar, shkruan “Euronews”, transmeton Klankosova.tv.

Një nga ushtrimet e manovrave ishte rikuperimi i një ishulli nga një armik. Presidenti i Filipineve e ka përshkruar operacionin si “jashtëzakonisht të rëndësishëm” për bashkëpunimin strategjik midis dy vendeve.

Rreth 1200 ushtarë australianë dhe 560 marinsa filipinase pushtuan një plazh gjatë stërvitjes, duke mbërritur me automjete sulmi amfibe, me parashuta dhe me avionët amerikanë Osprey.

Dy avionë luftarakë të avancuar australianë F-35 ofruan mbështetje të ngushtë ajrore dhe luftanijet australiane siguruan ujërat përreth.

Në fillim të kësaj jave, Filipinet organizuan një takim me anëtarët e tjerë në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore dhe Kinën për të negociuar një kod sjelljeje në Detin e Kinës Jugore.

Të ngjashme