Trupi i 72 vjeçarit që dyshohet se u vra nga djali dërgohet për obduksion

Prishtinë | 20 Kor 2020 | 19:31 | Nga Ekonomia Online

Trupi i pajetë i 72 vjeçarit nga Fushë Kosovë, që dyshohet se është vrarë nga djali i tij, është dërguar për obduksion.

Sic edhe shihet nga këto foto të siguruara nga Gazeta Express, trupi i pajetë është bartur pas hetimeve të kryera nga ekipet relevante të Policisë.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka dhënë detaje rreth rastit.

“Mosha e viktimës është diku rreth 72 vjecar. Ekziston dyshimi që viktima dhe dorasi kanë lidhej familajre. Nuk mund ti themi rrethant dhe nuk und të falsim derisa të marrim raportet primare nga njësitet relevante. Rasti është konstatu si “vrasje e rëndë”.  Pas hetimeve intensive do ti zbardhim të gjitha informacionet lidhur me këtë rast.”

Të ngjashme