Trupi i pajetë i Diego Maradonas mund të zhvarroset dhe të shfaqet në një muze së bashku me trofetë e tij.
Legjenda e futbollit ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare në muajin e kaluar, derisa është bërë publike dëshira e tij që trupi t’i balsamoset.
Ai i kishte thënë avokatit të tij, Matias Morla në një letër që dëshironte një atribuuim siç i ishte bërë edhe ish-liderit rus, Vladimir Lenun, që ia kishin balsamosur trupin dhe është i shfaqur në një kishë në Sheshin e Kuq të Moskës që nga viti 1924.
“Pas një analize të thellë, dua të shfaq dëshirën që pas vdekjes time, trupi im të balsamoset dhe të shfaqet në një muze, i rrethuar nga maksimumi i trofeve që kam fituar, gjëra personale dhe kujtimet e mija më të dashura”.
“Aty, personat që më kanë dashur mund të shikojnë trupin tim dhe unë të jetojë në përjetësi në kujtimet e tyre të bukura”, thuhet në letrën e lënë nga Maradona te avokati i tij.
Duket se legjenda e futbollit e ka menduar që të jetë sikurse lider i Rusisë, që është i vendosur në një hapësirë afër kishës në Sheshin e Kuq, për t’u kujtuar gjithmonë nga fansat.