Trupi i ish-presidentit amerikan, George H. W Bush do të bartet më 3 nëntor nga Hjustoni në Uashinton, meqë aty do të organizohet funerali shtetëror.
Për ish-presidentin amerikan do të ketë organizime për katër ditë me qëllim të nderimit të figurës së tij, para se ai të varroset në Hjuston, afër gruas dhe vajzës së tij.
Ceremonia kryesore për nderimin e tij do të mbahet më 5 dhjetor në Katedralen Kombëtare në Uashington, në të cilën do të marrin pjesë presidentët amerikanë dhe presidenti aktual, Donald Trump.
Përveç tyre, pjesë e organizimit do të jenë edhe shumë liderë botërorë.
Ish-lideri sovjektik, Mikhail Gorbachev ka thënë se Bush ka qenë prezent në “kohën e ndryshimeve të mëdha”, duke shtuar se kjo miqësi ka kontribuuar në “përfundimin e Luftës së Ftohtë dhe garës së armëve bërthamore”.
Presidenti rus, Vladimir Putin e ka cilësuar Bushin “si njeri të shquar, që ka shërbyer tërë jetën për shtetin e tij”.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel e ka cilësuar ish-presidentin amerikan “mik të vërtetë” të popullit gjerman, i cili “na ka dhënë besim dhe mbështetje”.
Bush, i cili ka jetuar më shumë se secili president amerikan ka vuajtur nga një lloj i sëmundjes së Parkinsonit.