Trupi i pajetë i futbollistit Dwamena niset sot drejt Ganës

Prishtinë | 15 Nën 2023 | 15:48 | Nga Ekonomia Online

Ka përfunduar ekspertiza mjekësore për futbollistin Rafaek Dwamena, i cili vdiq për shkak të një ataku kardiak, në ndeshjen Egnatia-Partizani.

Siç raportojnë mediat shqiptare, tashmë pritet vetëm përgjigjet.

Pas kërkesës së familjarëve, trupi i pajetë i sulmuesit është nisur sot drejt Ganës, në mënyrë që të varroset në vendlindje.


Kjo kërkesë është respektuar dhe nga Egnatia, me klubin rrogozhinas që pranoi të mos i bënte homazhe të ndjerit pasi kjo ishte dëshira e familjarëve të tij.

Të ngjashme