Trupi i pajetë i gjeneralit iranian, Qassem Soleimanit, është dërguar në qytetin Ahvaz të Iranit për t’u varrosur.
Agjencia e lajmeve IRIB ka publikuar një video ku shihet një arkivol i mbështjellë me flamur iranian duke u shkarkuar nga një aeroplan, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.
Mijëra persona të veshur në të zeza marshuan nëpër rrugën e Ahvazit për të protestuar dhe nderuar gjeneralin e tyre të vdekur.
Kujtojmë se Soleimani u vra të premten në Bagdad nga një sulm i kryer me dron nga forcat amerikane.
Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.