Në Emergjencën e QKUK, rreth orës 15:00, është sjellë trupi i pajetë Sokol Halili, sikur shihet dhe në pamjet ekskluzive të Ekonomia Online.
Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën.
Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur. Sipas Sveçlës, policia ka tentuar të negociojë dorëzimin por 31-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke qëlluar veten.
LEXO EDHE: