Trupi i pajetë i Oliver Ivanoviqit është sjellë në zyrën e Iniciativës Qytetare (SPD), në veri të Mitrovicës.
Pas ka përfunduar autopsia e tij, Ivanoviq është sjellë në zyrën e subjektit të cilit e drejtoi. Ai u vra sot në mëngjes pikërisht në këtë vend.
Në orët e pasdites ka përfunduar autopsia. Në trupin e tij ekspertët mjekoligjorë kanë gjetur gjashtë predha të një arme të vogël.
Autopsia është kryer nga mjekoligjorët e Kosovës në rajonin e Mitrovicës.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, konfirmoi se dy prokurorë nga kjo prokurori kanë nisur hetimet për vrasjen.