Aq më pak pluhur që ka në një shtëpi, aq më të gëzueshëm dhe të shëndetshëm do të jenë njerëzit që jetojnë aty.
Por, fatkeqësisht nuk është lehtë ta hiqni pluhurin. Megjithatë, ekzistojnë disa truqe me ndihmën e të cilave do të mund të ballafaqoheshit më lehtë me këtë dukuri, dhe më e mira e kësaj është se këto truqe janë të lira për kah çmimi dhe shumë të thjeshta për kah aplikimi.
Peceta të lagëta (për fëmijë)
Për ta hequr qafe pluhurin, bërllokun dhe njollat në tastierë të laptopit, mjafton ta shkundni disa herë atë dhe ta pastroni me peceta të lagëta për fëmijë. Rezultatet janë të mahnitshme, por duhet të siguroheni që laptopi juaj është i ndalur para se ta bëni këtë.
Peceta me zbutës
Për ta larguar pluhurin nga sipërfaqet e ndryshime si ajo e tavolinës apo pluhurin në televizor, dhe t’i bëni efektet të zgjasin më shumë, mund të përgatitni një zgjidhje të veçantë për këtë. Merrni një pjesë të zbutësit normal dhe katër pjesë ujë.
Produktin e vendosni në një sprej dhe pastroni gjithçka që është e nevojshme me të, qofshin këto pasqyre, tavolina nga xhami etj.
Furça të buta
Nëse dëshironi të pastroni vende të cilat mund t’i arrini me vështirësi, atëherë furçat e buta vetëm sa ua thjeshtësojnë këtë punë. P.sh., me furça të buta mund të pastroni aksesorët e ndryshëm etj.
“Niveli i lagështisë”
Për të shmangur akumulimin e pluhurit në hapësira të mëdha, shpeshherë mjafton ta mirëmbani një balancë të lagështisë prej 40-50 për qind. Instrumentet për matjen e lagështisë mund t’i blini në dyqanet përkatëse, e gjithashtu edhe lagë-shtuesit e ndryshëm.