Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, është mbajtur tryezë shkencore për Eqrem Bashën, raporton Ekonomia Online.
Rexhep Ismajli albanolog, linguist, profesor e akademik, tha se Basha njihet si personalitet i kulturës shqiptare, me shkrimet e tij, artin pamor e filmin.
Sipas tij, Basha shquhet edhe në fushën e përkthimeve dhe i ka bërë një nderim të madh kulturës. Madje shtoi se përkthyesit e veprat të Bashës, kishin thënë se përmes veprave të tij e kishin njohur natyrën e Kosovës.
“Sot po flasim për një personalitet të rëndësishëm të letërsisë shqipe, që veprimtarinë e tij e ka zhvilluar për pesë dekada. Do të gëzohesha nëse këtë përvjetor ta kemi vëllimin ri të tij, të cilën e mban në sirtar. Eqrem Basha sot njihet si personalitet i kulturës shqiptare, me shkrimet e tij, artin pamor, filmin”.
“Shquhet edhe në fushën e përkthimeve dhe i ka bërë një nderim të madh kulturës tonë teatrale. Janë tregime që trajtojnë shtypjet dhe kujtojnë plagët e një lufte. Në letërsinë shqipe ai erdhi me dukje të hareshme e të gjatë, me një zë krejtësisht origjinal të rrëfimit. Përkthyesit e veprat të Bashës, kishin shtuar se përmes veprave të tij kishin njohur natyrën e Kosovës”.
Romancieri dhe studiuesi Virion Graçi, doktor i shkencave në studimet letrare, tha se tekstet e Bashës nxisin mendimet filozofike.
“Në vend të parë në tregimatinë e tij zë proza e shkurtër. Gjithmonë shfaqet duke zbuluar diçka të re Basha e pasuron fondin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Tekstet e tij nxisin mendimet filozofike”.
Eqrem Basha poet, prozator, skenarist e akademik, u lind më 15 nëntor 1948 në Dibër, Maqedoni, ku kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Në vitet 1967-1971 studioi gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Gjatë studimeve botoi tregime, vjersha dhe kritikë për film e televizion.
Më 1972 punon në gazeta Rilindja gazetën Rilindja, në të cilën shkruan për artet figurative. Nga janari i vitit 1974 deri më 5 korrik 1990 (kur u përjashtua me dhunë) punoi në TV Prishtina, në fillim redaktor i redaksisë së dramës, kurse në fund redaktor përgjegjës i Programit Kulturo- Artistik. Gjatë kësaj periudhe (në vitin 1992 në Arl dhe në vitin 1994 në Paris) disa herë qëndron në Francë me punë në projekte përkthimesh të dramaturgjisë frënge, kurse pas kthimit kryen punën- redaktor i kulturës në revistën javore Koha.
Në vitin 1994, bashkë me Gani Bobin, Rexhep Ismajlin dhe Shkëlzen Maliqin, themelon shtëpinë botuese Dukagjini të Pejës, ku edhe sot është redaktor përgjegjës. Ka marrë pjesë në shumë takime letrare dhe në festivale ndërkombëtare të poezisë (Paris, Bruksel, Amsterdam, Varshavë, Lion, Die, Grënobël, Leuven, Lodeve, Seyni, Bukuresht, Konstancë, Vjenë, Grac, Gjenevë, Stavanger, Barcelonë, etj.), në festivale filmi e televizioni, në tryeza dhe debate ndërkombëtare.Shkruan tregime, romane, vjersha, skenarë për film e TV, radiodrama dhe kritikë për artin figurativ. Përkthen nga frëngjishtja, italishtja dhe nga gjuhët sllave. Anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës[1] u zgjodh në vitin 2004.