Qeveria e Kosovës e ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Këtë vendim e ka mirëpritur ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, duke shkruar në platformën X.
“Tschüss, ngjitëse në targa! Mirëpresim vendimin e qeverisë kosovare dhe serbe për largimin e “regjimit të ngjitësve”, duke e bërë më të lehtë udhëtimin mes dy fqinjëve”, shkruan Rohde.
“Tani e tutje, të vetmet stikera që duhen përdorur janë ato për në Euro2024 në albumet ngjitëse!”.
Ky vendim i Qeverisë së Kosovës vjen pasi Serbia fillimisht vendosi t’i lejojë veturat me targat RKS të lëvizin lirshëm nga fillimi i këtij viti.