Tsipras pas disfatës thërret zgjedhjet në Greqi

Prishtinë | 27 Maj 2019 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka thirrur zgjedhjet e menjëhershme kombëtare pas disfatës që pësoi nga opozita konservatore në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Rezultatet preliminare kanë treguar se partia qeverisëse Syriza ka mbetur prapa partisë opozitare Demokracia e Re me dhjetë përqind, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

“Unë kërkoj shpalljen e menjëhershme të zgjedhjeve kombëtare nga Presidenti i Republikës”, ka thënë Tsipras.

Mandati i tanishëm i Qeverisë do të përfundonte në tetor të këtij viti.

Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Tsipras duket thënë se ai e ka humbur mandatin popullor.

Të ngjashme