Tubi i plasur nën themele të shtëpisë së një serbi përmbyt lagjen “Jarina” në Pejë

Pejë | 29 Kor 2016 | 08:56 | Nga

Banorëve të rrugës “Çamëria” në lagjen “Jarina” të Pejës, që gati një muaj nuk është duke u hequr uji para dyerve të shtëpisë.

Kjo rrugë në këtë lagje është mbuluar me ujë nga shpërthimi i një gypi në shtëpinë e ish- fqinjit të tyre serb.

Banorët të shqetësuar disa herë kanë njoftuar ujësjellësin me shpresën se do ta ndreqnin.

Banorja e asaj lagje, Synavere B. ankohet pse askush nuk po merret me atë problem më të cilin po përballën banorët edhe vetë në shtëpi të veta.

Banorët presin nga ujësjellësi që ta sanojë dëmin, por në këtë rast ujësjellësit iu kanë lidhur duart.

Para një jave ekipi i ujësjellësit ka gropuar me ekskavator dhe ka identifikuar prishje në dy gypa.

Drejtori i ujësjellësit rajonal “Hidrodrini” Agron Tigani, tregon për KD-në se njëra prishje ka qenë afër asaj shtëpie dhe ekipi e ka rregulluar prishjen në gyp.

Por, prishja tjetër është e paarritshme për ujësjellësin, pasi gypi kryesor kalon nën themelin e asaj shtëpie.

Tigani pyetet se si e ka ndërtuar ai shtëpinë mbi gypin kryesor dhe si pronari i shtëpisë është lidhur në atë gyp nën shtëpi.

Bëhet fjalë për një shtëpi të një serbi, e cila duhet të rrënohet që të mund të ndreqet prishja, tregon Tigani dhe shton se në këtë rast janë të pafuqishëm

Të ngjashme