Tubim i fuqishëm – 400 gra të Istogut në mbështetje të Ali Nimanajt

Prishtinë | 04 Tet 2025 | 22:40 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar komune të Istogu, Ali Nimanaj ka zhvilluar takim me gratë e Istogut.

Nimanaj u shpreh se 400 gra të Istogut e mbështesin atë.

“Sonte, në një takim mbresëlënës dhe të fuqishëm në Istog, mbi 400 gra treguan përkushtimin dhe besimin e tyre në ndryshimin që po e udhëheqim së bashku. Gratë e Istogut nuk janë vetëm shtylla e familjes – ato janë zemra e shoqërisë, forcë shtytëse e zhvillimit dhe protagoniste të një të ardhmeje më të mirë për komunën tonë”, theksoi ai.

Ai gjithashtu dha disa zotime gjatë takimit.

“Zotimet e mia për gratë e Istogut:

  1. Mbështetje për hapjen e bizneseve të vogla – fuqizim ekonomik për gratë sipërmarrëse;
  2. Bursa për secilën studente – sepse arsimi i vajzave është investim në të ardhmen;
  3. Subvencionim prej 40-50 € për çdo fëmijë të regjistruar në qerdhe private – për të ndihmuar prindërit dhe për të lehtësuar barrën financiare të familjeve të reja.

Së bashku, po ecim drejt fitores – me vizion të qartë, plane konkrete dhe përkrahje të palëkundur për gratë dhe vajzat e komunës sonë”, shtoi Nimanaj.

Të ngjashme